Politike

Rama propozon Ditmir Bushatin për Komisioner të Medias në OSBE

Emri i Harlem Desir, Komisionerit për Lirinë e Medias në OSBE nuk mori mbështetjen e vendeve anëtare të kësaj organizate për të vazhduar me një tjetër mandat në këtë detyrë.

Me bllokimin e kandidaturës së Desir Presidenca shqiptare e OSBE-së është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij dhe mes emrave që qarkullojnë duket se është edhe ai i Ditmir Bushatit.

Top Channel citon burime nga OSBE në Vjenë,  sipas të cilave Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisioneri i Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

Nuk dihet ende nëse Bushati do ta pranojë këtë propozim të Ramës, që me gjasë do ta hiqte nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati kundërshtoi në Parlament ligjin për antishpifjen dhe ishte ndër të parët që kërkoi çuarjen e tij në Komisionin e Venecias.

Ndërkohë, Bushati nuk u emërua as drejtues politik në qarqe i PS, që ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë