Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zjarrit të rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, duke garantuar se godina do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi.
Sipas Ramës, pavarësisht se të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin, përgjegjësia për rindërtimin do të mbetet tek kompania ndërtuese.
Kreu i qeverisë theksoi se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen vetëm përballë pasojave, ndërsa shtoi se edhe taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare të një dëmi që, sipas tij, duhet të mbulohet nga sigurimet.
Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund…
— Edi Rama (@ediramaal) April 15, 2026
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.
Gjithsesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje