Lajme

Rama: Pallatet t’i riparojnë vetë ndërtuesit ose do të shkojnë në burg

Pas tërmetit tragjik, kryeministri Edi Rama ka krijuar Komitetin Kombëtar të Rindërtimit.
Në mbledhjen e parë, Rama deklaroi se do të donte që në këtë tryezë të Komiteti të Rindërtimit do të donte që të ishte pranishme edhe opozita.
“Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që të sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar.
Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit.
Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Ata që janë me mua në këtë tryezë këtu me mua ndajnë barrën kolosale të kësaj sfide përveç asaj financiare. Jo spontanitete që janë jashtë një plani dhe programi që do të miratohet këtu. Nga qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar në këtë proces”, tha ai.

Ndër të tjera, Rama tha se pallatet që kanë pësuar dëme, jo të konsiderueshme duhet të rikuperohen nga vetë ndërtuesit, ose në të kundërt tha ai, do të shkojnë në burg.
“Riparimet janë pjesa më e madhe dhe kushtojnë shumë. Inventari është shumë i rëndësishëm, prandaj kemi thirrur ekspertë të huaj për shkak të kësaj lukunie që bën gam gam. Besimi sot te ndërtuesit është përtokë për shkak të imazhit që krijohet.
Por godinat e reja e kanë përballuar testin. Edhe dicka, ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit dhe të shkojnë në burg. Se nuk ka mundësi të riparojmë pallate që kanë shfaqur dëme të rikuperueshme se janë bërë gabime në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme.
Do të bëjmë dënimin me burg 7-15 për ata që shkelin lejen e ndërtimit. Gjithashtu arkitektët që nuk e denoncojnë ndërtuesin por i shkojnë nga pas, ata janë gardiani. Por edhe përgjegjësi për konstruksionin. Kjo ka qenë një betejë e humbur për vete, e kam humbur…po nuk u vendosën sanksione të forta. Sanksionet duhet të jenë të egra si tërmeti, në vend se ta hanë familjet e pafajshme ta hanë ata që shkelin ligjin”, deklaroi kryeministri Rama.

Mbledhja u drejtua nga kryeministri Rama dhe përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët, në tryezën e Këshillit të Ministrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë