Sociale

Rama nxjerr grafikët: Shifrat mbi pagën e luftës

Kryeministri Edi Rama përcolli sonte në mbrëmje shifrat mbi pagën e luftës për bizneset e vogla që janë mbyllur.    

“9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri nënvizion se, “për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar”.

“Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë