Politike

Rama nxjerr foton, Macron vizitë në Tiranë

“Vilnius, Lituani - Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, shkruan kryeministri Edi Rama teksa e shoqëron komentin me një takim (jo informal) mes tij dhe Presidentit te Francës.

Më shumë sesa takimi, Rama ka bërë publike lajmin se Macron do të vijë së shpejti në Tiranë, një vizite që Macron do të ketë për herë të dytë në një distancë kohore jo shumë të largët.

Presidenti i Francës,  Emmanuel Macron, mori pjesë në samitin e 6 dhjetorit të Tiranës mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Macron vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama e ka përsëritur se për një shtensionim të situatës në veri të Kosovës duhet një dialog dhe takim dy palësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë