Politike

Rama: Në Shkodër na ka ngecur sharra në gozhdë. Reagon Voltana Ademi

Në një takim në Shirokë të Shkodrës, kryeministri Edi Rama, foli për shumë tematika duke përfshirë edhe një incident që kishte ndodhur sot në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe.

Sipas tij, disa persona të Partisë Demokratike kanë kërkuar lirimin e palestrës ku po bëhet vaksinimi, me arsyetimin se ajo është qendër ku do të numërohen votat.

“Sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin të merrnin qendrën e numërimit dhe të largonin të moshuarit. Ata thonin që është e jona, e thonin ne jemi KZAZ, e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”.- tha Rama.

Rama shtoi se Shkodra në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga njerëz të zotë e të punës, që do të bëjnë mirë për qytetin.
Ai githashtu foli për Muzeun Marubi, një thesar artistik i cili sipas tij ishte lënë në harresë dhe ishte Partia Socialiste ajo që e rigjallëroi atë.

Si një bastion i djathtë, kryeministri Edi Rama nga Shkodra, tha se prej vitesh këtë qytet e ka qeverisur një dorë e mbrapshtë, dhe duke e lënë këtë qytet më të prapambeturin në krahasim për shumë vite.

‘Mjafton të shikosh pasurisë që Shkodra ka për të kuptuar që është njësoj si kudo jashtë shtetit. Fatkeqësisht ndryshimi dramatik fillon në atë pjesë ku nuk është më dora e zotit, por e robit. Këtu në Shkodër ka qenë një dorë shumë e mbrapshtë në shumë vite duke e bërë që të jetë më e prapambetur në krahasim me qytete të tjera. Në Tropojë ne kemi bërë punë shumë të bukura dhe jo vetë në Tropojë.

Këtu në Shkodër për fat të keq na ka ngecur sharra në gozhdë, pasi këtu gozhda është njëlloj gozhde që nuk ka sharrë që i bën derman është njëlloj gozhde e ngulur prej 30 vjetësh në tru që e than trurin e njeriut të kthyer në tifoz, të PD-së duke i dhënë besim pa kushte e pa kushte pavarësisht se hendeku i prapambetjes thellohet në krahasim me të tjerët.’- tha Rama.

Përgjigjja e kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka qenë e menjëhershme. Ajo u shpreh se Edi Rama e sulmoi pasi ka frikë nga humbja që e pret.

“Edi Rama bredh nëpër Shqipëri me të vetmen alternativë që i ka mbetur: Sulmet ndaj opozitës. Pas 8 vjet dështimesh në çdo fushe, pas 8 vitesh ku të vetmit që fituan ishin oligarkët e tij, pa asnjë bilanc konkret dhe asnjë arritje Edi Rama, i lodhur por dhe i pashpresë mundohet të hedhë baltë mbi PD, drejtuesit dhe anëtarët e simpatizantët e saj si e vetmja mënyrë komunikimi që i ka mbetur per të folur me shqiptarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë