Sociale

Rama në terren, “kapet” me pensionistët që dalin nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama ka zbritur këtë të mërkurë në terren për të parë nga afër situatën në tregjet e Tiranës.

Teksa ka publikuar disa foto nga takimi me qytetarët, kreu i qeverisë shkruan se në disa tregje situata ishte mjaft pozitive, por sipas tij, problem mbeten ende pensionistët që dalin nga shtëpia.

“SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndër të tjera, ai thotë që “maskat e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…”.

Sipas tij, kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157566230756523?__xts__[0]=68.ARAPHugTecGiaiehmUw-S40h73jRlt3PB49NAQU0T8TKgbZMBGJXy8kXsZcfcCCTVSSFo-tpW-ey2TTYpRjc3GWCEf2nO4EBvZwXXogQvymPAOMDZQuBPWYB0Pav-mfrHlwcRlBHbQ_ZOqZFBkIwHbD3cYI31dM5pFnmYsUtDKmmK8jmn4t0ti9c2kKutCYq3RZzZ5dkoZhtkDwn-1KlJPDgZ5i6w9BgZw0QTOou8MElWWpFc9e0Ro60SMP7urotXzdG6hCBF4bK0z9a2FWmODOK9Xopf8S24QSU1cGrwged39o5e_cG9kmRSj_XiHuP1g7JsOAagyJXK755Rnzv&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë