Politike

Rama në samitin  NATO-s flet edhe për iranianët: Situata në Kosovë rrezikon të kthehet në vatër zjarri

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta” gjatë vizitës në samitin e NATO-s në Vilnus, e ka cilësuar situatën në Kosovë, si të rrezikshme dhe që mund të kthehet në një vatër zjarri

“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha Rama.

Ndërsa foli dhe për rrezikun e sulmeve kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama deklaroi se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë në platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasojë Irani kreu sulme kibernetike kundrejt Shqipërisë.

“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në ADN-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë