Politike

Rama: Miratohen 5191 paga lufte për qershorin, ja kush përfiton

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se qeveria ka miratuar 5191 paga lufte për punonjësit e sektorit të transportit rrugor dhe të larguarit nga puna nga ky sektor në muajin qershor.

Rama thotë se efekti financiar prej 134,966,000 lekësh do të mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor!

“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.

Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR! Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë