Politike

Rama: Meta në opozitë. Presidenti: Nesër flas, sot po lexoj një raport zhgënjyes

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, i cili, përmes zëdhënësit Tedi Blushit, tha se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe se ndryshimi i Kushtetutës është një aventurë.

Rama tha se, Presidenti nuk ka të drejtë të japë opinion zyrtar lidhur me ndryshimet e Kushtetutës, pasi është i detyruar t’i nënshtrohet vendimit sovran të Kuvendit.

 “Po nëse Kuvendi ka 82 deputetë si do e votojmë marrëveshjen, që Presidenti e ka përshëndetur. Apo ka qershi të mira e të pangrënshme sipas oreksit. Po presidenti është ndryshe nga Basha e njeh shumë mirë aritmetikën sa i përket legjitimitetit të parlamentit është histori e re dhe e vjetër por Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin miraton ligje kthen ligje ndaj nuk mendoj se është shporta e qershive të Nastradinit dhe as se Presidenti është Nastradini. Mendoj që ai është në opozitë. Kemi tre opozita, parlamentare, jashtë parlamente dhe presidenciale me këtë të fundit marrëdhëniet i kemi institucionale. Marrëveshjen do ta vendosë Kuvendi”, tha Rama.

Nga Ilir Meta nuk pati reagim por nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi, po.  

Sipas tij, Presidenti do flasë nesër përmes konferencës javore për shtyp.

“...Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës”, tha Blushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë