Politike

Rama: Meta me Hënë! Formula e koalicioneve do të ndryshojë

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si pa shkak dhe argument paralajmërimet e Presidentit Ilir Meta për shpërndarje të Parlamentit nëse nuk respektohet marrëveshja e 5 qershorit dhe nëse mazhoranca rregullon me ligj kompetencat e tij.

“Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e hënës në momentin kur flet", tha Rama për mediat në një deklaratë nga Bavaria, ku ndodhet, siç tha për pjesëmarrjen në një forum ekonomik.

Kryeministri thotë se Parlamenti vazhdon punën.

"Jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrë për të reflaktuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhen përpara mbylljes së sesionit të kaluar, duke i hapur rrugë listave të hapura", vijoi ai.

Rama paralajmëroi se mazhorqnca do t'i shkojë deri në fund ndryshimit të formulës së koalicioneve.

"…dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një formule absurde, e cila ishte krejtësisht unikale që nuk e kishte asnjë vend, me një formulë që e kanë të gjitha vendet europiane që e kanë koalicionin si mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore”, u shoreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë