Politike

Rama me kryebashkiakët: Zgjedhje të reja, vetëm në 4 bashkitë pa kryetar

Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë, ndaj çdo hipoteze që po hidhet nga kampi tjetër politik, se mund të ketë zgjedhje të reja për bashkitë, në takimin me kryebashkiakët.

Ashtu si edhe në takimin e të martës me deputetët, Rama u tha drejtuesve bashkiake që të vijojnë punën sepse zgjedhje te reja për pushtetin lokal nuk do të ketë.

Rama ka folur për zgjedhje të reja vetëm në katër bashki ku aktualisht nuk ka kryetar, bashkia e Vorës, Shkodrës, Rrogozhinës dhe Durrësit.

“Për zgjedhjet e vetme që ne diskutojmë, janë 4 bashkitë që nuk kanë kryetar. Dekretet e Presidentit janë vetëm për këto zgjedhje të parakohshme. Pjesa tjetër pastaj  në 2023”, u tha Rama, kryebashkiakëve.

Sipas tij, krerët e bashkive duhet të kenë vëmendje maksimale në respektimin e protokolleve anti-Covid në zonat që administrojnë. Rama ka kërkuar që kryebashkiakët të mos shkëpusin vëmendjen dhe kontaktet me qytetarët, ndërsa dha një qëndrim të njëjtë si më parë për marrëveshjen e firmosur me PD-në dhe LSI-në.

 “Ne kemi një marrëveshje të ndërmjetësuar me ndërkombëtarët dhe me opozitën jashtëparlamentare. Tani duhet të vazhdojmë dialogun me opozitën brenda Parlamentit. Qëndrimin tim personal për listat e kam bërë publik edhe më parë, por mbetet për diskutim...”, është shprehur ndër radhë Rama.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë