Nga Gazeta ‘Si’- Kyeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë diskutimeve, Rama ka kërkuar rritjen e angazhimit në terren, me fokus te komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Ai theksoi nevojën për intensifikimin e takimeve, por edhe për përforcimin e mesazheve në rrjetet sociale.
Sipas Ramës, vëmendja duhet të përqendrohet veçanërisht te çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sfidat e integrimit, duke veçuar sigurinë ushqimore si një nga prioritetet kryesore.
Në fjalën e tij, ai u ndal gjithashtu te nevoja për rienergjizimin e anëtarësisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar një rol më aktiv të strukturave në funksion të objektivave politike dhe integruese të vendit.
“Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin”, mësohet të jetë drejtuar Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje