Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i kësaj mbledhje ishte tek organizimi i brendshëm i PS për zgjedhjet dhe vota e diasporës.
Mësohet se në mbledhje kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve më shumë angazhim për votën e diasporës, i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Pas përfundimit, Rama është parë të dalë nga selia rozë i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, si dhe deputeti Eduard Shalsi, drejtues qarku në Kukës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.