Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij ndaj opozitës.
Rama thotë se me opozitën rrallë merret, ndërsa e akuzon këtë të fundit, se “merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara”.
Ai e cilëson opozitën si kënetë, që sipas tij, hedh baltë ndaj Shqipërisë, teksa nuk lë pa komentuar edhe partitë e reja.
“Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash, kuak kuak kuak ditë e natë. E rrokanisën shqiptarët kuak kuak kuak. Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe ca copëza opozitëzash të reja që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre”, tha Rama.
Për Ramën, vota për çdo forcë të opozitës është e çuar dëm.
“Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.