Nga Gazeta ‘Si’– Teksa po shkon drejt përfundimit edhe procesi i numërimit të votave të diasporës, kryesisht atyre të ardhura nga Greqia, kryeministri Edi Rama ka falënderuar mëngjesin të gjithë shqiptarët që votuan për herë të parë nga jashtë vendit.
Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se shqiptarët e diasporës e bënë fitoren në këto zgjedhje më domethënëse. Mandej ai premton se do jenë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030.
“Mirëmëngjes dhe me një falënderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat, po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE!” shkruan Rama, krahas videos shoqëruese nga takimet që zhvilloi me diasporën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.