Kryeministri Edi Rama, pasi përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së tha se vijon puna për listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai tha se zyrtarizimi do të bëhet para se të regjistrohen kandidatët në KQZ.
“Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe si të thuash sinkronizmin rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, ka vazhduar procesi. Zyrtarizimi do bëhet para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do jetë skuadra jonë”, tha Rama.
Kur u pyet se cilët janë kryebashkiakët më të mirë dhe ata më të këqinj, Rama u përgjigj: “S’mund t’i ndajmë kështu. Siç ka mbetur aty në mur, në lumin e Vlorës, do bëjmë një memorandum tjetër. Do ju japim rezultatin. Mendojmë që do fitojmë shumë bindshëm, po për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejt, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin aritmetik është minimumi. Të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.