Tërmeti i fuqishëm me 6 viktima deri tani që shkundi Shqipërinë në orën 4:00 të mëngjesit ka vënë në lëvizje edhe vendet e huaja, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë.
Kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, thotë se kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis kanë nisur avionët me skuadrat speciale.
Ai shprehet se gatishmëri për të ndihmuar vendin tonë kanë treguar edhe BE, SHBA, Franca dhe Turqia, ndërkohë që Kosova ka aktivizuar skuadrat speciale drejt zonave të krizës.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”, shkruan Rama në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.