Gazeta Si – Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka goditur me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç. Ngjarja ndodhi në një hotel, që është pronë e Radoiçiçit. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë denoncim në polici.
Në një video të publikuar nga RTK shihet Spiriç që bie në tokë, pas goditjes së fortë që merr nga drejtuesi i sulmit terrorist ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Aleksandër Spiriç ka ushtruar detyrën e kryetarit të përkohshëm të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.