Futboll

Rabiot-Keita, Juventusi dhe Liverpuli ideojnë shkëmbimin

Gazeta Si - Në pamundësi për të dominuar tregun europian, pasi nuk kanë fuqinë e duhur ekonomike, klubet e mëdha të Seria A shpesh e gjejnë shpëtimin te shkëmbimet. Lojtarë të ndryshëm përfshihen në marrëveshje me klube të tjera të kampionateve më të forta.

Një rast i tillë është edhe ai mes Juventusit dhe Liverpulit. Drejtuesit e dy klubeve po diskutojnë për një shkëmbim mes mesfushorëve Adrien Rabiot dhe Nabi Keita. Janë të dy nga 27 vjeç dhe po futen në vitin e fundit të kontratës.

Nabi Keita. Gazeta Si, 28 qershor 2022

Francezi pritet të kalojë nën urdhrat e Jurgen Klop, kurse lojtari nga Guinea te Juventusi. Rabiot në fakt është kërkuar nga klube të tjera angleze, sidomos nga Çelsi, por sipas ‘Daily Mail’, mund të përfundojë te Liverpuli.

Rabiot dhe Keita kanë vlerë merkatoje në rreth 20 milionë euro dhe kjo do ta bënte më të lehtë shkëmbimin. Juventusi dhe Liverpuli nuk do të shnezonin asnjë euro kesh në këtë rast.

Juventusi mbetet në pritje të argjentinasit Di Maria, kurse Liverpuli po ngulmon për talentin e Borusia Dortmund, Belingam.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë