Shendet

R.1 një tjetër variant i Covid-19 që duhet të monitorohet. Vjen nga Japonia

Një variant i ri është zbuluar në një shtëpi pleqsh në Kentucky, SHBA ku janë infektuar 45 të moshuar dhe anëtarë të personelit shëndetësor. Shumë nga këto infeksione u shfaqën tek individët plotësisht të vaksinuar. Varianti, i cili ka origjinën në Japoni deri më tani ka prekur rreth 10.000 njerëz në të gjithë botën. Varianti është i pesti ndër mutacionet që janë cilësuar nga ekspertët si të rëndësishme për t’u monitoruar. Ekspertët e Qendrave të Kujdesit dhe Shërbimit Shëndetësor në SHBA kanë shpjeguar se varianti i ri R.1 përmban tre mutacione Spike, dy prej të cilave janë vërejtur më parë në variante të tjera, tjetri është unik dhe mendohet se rrit transmetueshmërinë e anashkalon mbrojtjen nga vaksinat.
Ai gjithashtu përmban shumë mutacione unike.Ekspertët kanë shkruar se varianti R.1 përmban mutacionin W152L në proteinën e saj që është i gjendur edhe tek varianti Delta. Sipas tyre R.1 është një variant i rëndësishëm për t’u parë për faktin se njëjtë si Delta mund të përhapet shumë shpejtë në një kohë të shkurtër. Varianti i ri ka krijuar një terren në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara. Përveç disa mutacioneve veçanërisht në proteinën e spike R.1 ka një sërë mutacionesh unike që i japin virusit një avantazh të madh.
Burimi: Forbes/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë