Termomentri në Melbourne të Australisë ka shënuar disa gradë nën zëro, duke e bërë kështu zyrtarisht qytetin më të ftohtë në planet këtë mëngjes.
Ndonëse këtu ka filluar vapa dhe temperaturat e larta, nëse mendoni të vizitoni ketë qytet të Australisë duhet të siguroheni mirë pasi atje është kulmi i dimrit.
Stuhia e të ftohtit goditi vendin gjatë mesnatës , ndërsa temperaturat kanë shënuar deri në -5 gradë celsius.
Sipas Departamenti të Lartë të Meteorologjisë ky ka qenë mëngjesi më i ftohtë që prej korrikut të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.