Shkencë

Qytetet virtuale: Projektimi i metropoleve të së ardhmes

Platformat e ndërtimeve virtuale po mundësojnë plane të reja për të ndërtuar qytetet virtuale në të ardhmen. Qytetet janë krijime jashtëzakonisht komplekse dhe dinamike. Ato jetojnë dhe marrin frymë. Mendoni për të gjitha pjesët, miliona njerëz, shkolla, zyra, dyqane, parqe, shërbime komunale, spitale, shtëpi dhe sisteme transporti të krijohen virtualisht. Një ndryshim rrënjësor që prek shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse planifikimi është një punë kaq e vështirë. Pra imagjinoni të keni një mjet në dispozicionin tuaj që mund t’u përgjigjet pyetjeve të tilla si “çfarë do të ndodhë me këmbësorët dhe rrjedhën e trafikut nëse vendosim stacionin e ri të metrosë këtu?” ose “si mund t’i bindim më shumë njerëz që të lënë makinat e tyre në shtëpi dhe të shkojnë në punë?”
Kjo është ajo që tregon se softuerët e ndërtimeve 3D, do të bëhen të kudogjendur në të ardhmen. Arkitektët, inxhinierët, kompanitë e ndërtimit dhe planifikuesit e qytetit kanë përdorur për një kohë të gjatë kompjuterin me ndihmën e dizajnit dhe ndërtimin e modelimit të informacionit të softuerit për ti ndihmuar ata të krijojnë, planifikojnë dhe ndërtojnë projektet e tyre. Por me shtimin e interesit kundrejt këtij fenomeni, arkitektët dhe inxhinierët tani mund të krijojnë kulla binjake virtuale në shumë qytete.
“Kullat binjake virtuale janë një përfaqësim i ndërtesave fizike, por të lidhura me të gjitha të dhënat që përmban një ndërtesë reale, në mënyrë që të mund të aplikohen algoritme të mësimit të makinës dhe shumë veprime të tjera,” thotë Michael Jansen, drejtori ekzekutiv i Cityzenith, firmë që vë në përdorim platformën e stimulimit Smart World Pro.

Singapori është një shembull.
Ky shtet i vendosur në gadishullin malajzian me një popullsi prej gjashtë milion banorësh, ka zhvilluar kulla binjake virtuale në të gjithë qytetin duke përdorur softuerin e zhvilluar nga firma franceze “Dassault Systemes”
“Singapori virtual është i ndërtuar në formën digjitale 3D dhe ka përdorur të dhëna topografike reale,” thotë Xhorxh Loh, drejtori i programit për Fondacionin Kombëtar të Kërkimeve të qytetit, një departament brenda zyrës së kryeministrit.
“Do të jetë platforma virtuale që mund të përdoret nga planifikuesit urbanë për të stimuluar testimin e zgjidhjeve inovative në një mjedis virtual,” shtoi ai.
Gjithashtu Loh tregon se përveç hartës së zakonshme të terrenit, platforma përfshin informacionin e trafikut, demografinë dhe klimën, duke i dhënë arkitektëve mundësinë për t’u angazhuar në eksperimentimin virtual.
“Për shembull, ne mund të planifikojmë rrugë pa pengesa për njerëzit me paaftësi dhe të moshuarit,” thotë ai.
Bernard Charles, shefi ekzekutiv i Dassault Systemes, thotë se shtimi i të dhënave në kohë reale nga burime të shumta lehtëson punën.
“Problemi është se kur vendosim për evoluimin e një qyteti, ne jemi në një farë mënyre të verbër dhe mendojmë vetëm për diçka të re që do të krijohet, pa marrë parasysh së monotonia dhe jeta e qytetarëve do të ndryshojë. Platforma “3DEksperience” e firmës i jep arkitektëve një vështrim global që nuk është parë ndonjëherë në të shkuarën,” shton Charles.
Ky program përfshin llogaritjet e të gjitha objekteve që mund të përmbajë një qytet, si prodhimin e makinave, avionëve , ndërtesave dhe hapësirave të gjelbra. Ndjekja e lëvizjes së njerëzve përmes një qyteti duke përdorur telefonin celular, mund të ndihmojë edhe autoritetet shtetërore të kontrollojë njerëzit nëse kryejnë veprime të këqija.

Singapori i ndërtuar virtualisht

Në shtetin e Andhra Pradesh në Indi, qeveria ka ndërmarrë realizimin e një projekti të quajtur "Amaravati" prej 6.5 miliardë dollarësh, i cili është planifikuar që nga viti 2015, por është zhytur në polemika mes mosmarrëveshjeve mbi hartimet dhe kritikat ndaj ndikimit të saj në mjedis.
Por vitin e kaluar Foster dhe Partners, dy firma inxhinierie, u zgjodhën për të rifilluar punimet. Ndërkohë që Cityzenith me qendër në Çikago po siguron një platformë digjitale “komanduese”për të gjithë projektin.
“Censorët e platformës do të monitorojnë progresin e ndërtimit në kohë reale dhe softueri do të integrojë të gjitha planet nga 30 konsulentë të dizajnit, që tashmë janë përfshirë në fazën e parë të projektit,” thotë Z. Jansen,
“Platforma mund të inkorporojë më shumë se një mijë të dhëna dhe të integrojë të gjitha mjetet e ndryshme të dizajnit dhe planifikimit që përdorin arkitektët,” shton ai.
Qyteti, i cili përfundimisht do të jetë shtëpia e 3,5 milionë njerëzve, do të jetë i nxehtë dhe i lagësht, njëjtë si në ndërtimet reale. Ndërsa një kompani inxhinierie norvegjeze e quajtur, Norconsult, po kombinon edhe softuerin e ndërtimeve virtuale me pajisje të cilët mund të ndryshojnë kushtet motit.
Programi i ndërtesave virtuale është një biznes që sa po vjen dhe po rritet. Firma të mëdha si Siemens, Microsoft dhe GE, po bashkohen me Dassault Systemes dhe Cityzenith për të qenë më pranë platformës dhe për të kuptuar zhvillimin e saj.
Firma kërkimore Gartner parashikon që deri në 2021 gjysma e kompanive të mëdha industriale do të ndërtojnë kulla binjake virtuale dhe vlerëson se, do të kursejnë deri në 25% në kostot operative si rezultat. Qytetet e ndërtuara virtualisht do të jenë të kudo gjendura në të ardhmen./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë