Politike

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, të premte mblidhen në Shkodër

Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të premten në qytetin e Shkodrës.

Lajmi u bë i ditur nga zëvëndëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila do të jetë koordinatore për këtë takim.

Më tej ajo shtoi se draft-marrëveshjet kanë përfunduar.

“I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje. Për shkak të shkak të procedurave ligjore që i ka pala Shqipëtare, por një finalizim do të bëhet nesër”, shtoi zëvëndëskryeministrja

Krahas këtyre qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa projekt-rregullore, në mesin e të cilave edhe ajo për  riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Kjo është mbledhja e parë e qeverive "Rama" dhe "Hoti", ndërsa me kryeministrin e mëparshëm të Kosovës, Kurti, mbledhja nuk u realizua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë