Nga Gazeta Si- Qeveria e Portugalisë ka reaguar pas vrasjes së një 20-vjeçari portugez në Ksamil, duke deklaruar se po e ndjek nga afër rastin dhe është në kontakt me autoritetet e Shqipërisë.
Turisti u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së martës me shenja goditjeje me thikë, pas një konflikti.
Në një prononcim për median portugeze “Renascença”, Raquel Trindade, nga kabineti i ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, tha se qeveria po e ndjek rastin përmes përfaqësisë diplomatike.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që humbi jetën në Shqipëri dhe, përmes ambasadës sonë në Romë, si dhe konsullatës së nderit në Tiranë, po e ndjekim çështjen me autoritetet vendase. Për momentin, ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nga mediat lokale dimë se ka pasur arrestime, por për momentin ende nuk kemi informacion përmes rrjetit tonë që mund ta përcjellim. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të ndjekë gjithçka që është e nevojshme, si me autoritetet vendase, ashtu edhe me familjarët”, është shprehur Raquel Trindade, citon “Renascença”.
Media portugeze shkruan gjithashtu se i dyshuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçarit është një 29-vjeçar, i cili ka precedentë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra që lidhen me trafik droge, armëmbajtje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Për ngjarjen janë arrestuar 11 persona, mes tyre autori i dyshuar i krimit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje