Ekonomi

Qeveria parashikon rritje tȅ ekonomisȅ nȅ nivelin e 2019-ȅs.

Vȅshtirȅsitȅ e krijuara nga pandemia nȅ Prodhimin e Brendshȅm Bruto (PBB) gjatȅ 2020 nȅ vendin tonȅ,  do tȅ kompensohen brenda vitit 2021, sipas parashikimeve tȅ qeverisȅ.

Ministria e Financave publikoi planet e rritjes ekonomike ku parashikohet rritja e PBB-sȅ nȅ 1,683 miliardȅ lekȅ , rezultat mȅ i lartȅ se i vitit 2019 kur PBB-ja ishte 1,679 miliardȅ lekȅ.

Viti 2020 pati njȅ rȅnie ekonomike me vlerȅ 107 miliardȅ lekȅ ose rreth 1 miliardȅ dollarȅ, qȅ priten tȅ rikuperohen gjatȅ vitit qȅ sapo nisi.

Ndryshe nga qeveria, sektorȅt e ekonomisȅ presin qȅ kjo rritje tȅ jetȅ graduale dhe tȅ  arrihet nȅ vitin 2022.

Sektori i fasonerisȅ parashikon njȅ vit tȅ vȅshtirȅ pȅr shkak tȅ kufizimeve nȅ Europȅ deri nȅ 6 mujorin e parȅ tȅ vitit, duke shtyrv pritshmȅritȅ e tyre pȅr pȅrmirȅsim nȅ 2022-in.

Institucionet financiare Ndȅrkombȅtare tregojnȅ se niveli ekonomik i 2019-ȅs mund tȅ arrihet pȅr 2 vite nȅ vijim.

Banka Botȅrore parashikoi se rȅnia ekonomike e Shqipȅrisȅ gjatȅ 2020-ȅs ishte -6.7% dhe pritet qȅ rritja kȅtȅ vit tȅ jetȅ 5.1%. Njȅ pjesȅ  e humbjeve gjatȅ 2020 mbeten pȅr t’u kompensuar gjatȅ 2021-shit, sipas BB-sȅ.

Para pandemisȅ parashikohej qȅ niveli i ekonomisȅ nȅ Shqipȅri nȅ vitin 2020 tv ishte nȅ nivelin qȅ presim tȅ jemi nȅ vitin 2023.

Pȅrvec dȅmeve nȅ ekonomi si rritja e borxheve nȅ sektorin publik dhe privat, nȅ zhvillimet sociale dhe shȅndetȅsore, kostot nga mungesa e edukimit tȅ mirȅfilltȅ pritet tȅ japin efekte negative pȅr dekada me radhȅ.

Borxhi publik i Shqipȅrisȅ arriti nȅ 79.7% tȅ Prodhimit tȅ Brendshȅm Bruto (PBB) nȅ tremujorin e tretȅ tȅ 2020, duke u rritur me 13.5% krahasuar me fundvitin e 2019-ȅs, si rrjedhojȅ e shpenzimeve pȅr rindȅrtimin pas tȅrmetit, masat anti Kovid dhe situatȅs sȅ dobȅt buxhetore, qȅ solli rȅnie tȅ ndjeshme tȅ tȅ ardhurave.

Shqipȅria u rȅndit e dhjeta nȅ Europȅ pȅr nivelin mȅ tȅ lartȅ tȅ borxhit publik, nȅ raport me madhȅsinȅ ekonomike, sipas Eurostat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë