Arsim

Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër, ‘Kryqi i Nderuar’

Nga Gazeta Si- Shkolla private “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër do të mbyllet me vendim të qeverisë, ndërsa nxënësit do të transferohen në institucione të tjera arsimore.

Në VKM-në e miratuar nga Këshilli i Ministrave që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, përcaktohet mbyllja e aktivitetit të institucionit arsimor parauniversitar privat të arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar”, ku zhvilloheshin edhe lëndë fetare. Me të njëjtin vendim shfuqizohet edhe leja e funksionimit që shkolla kishte marrë në vitin 1999.

Sipas vendimit, institucioni ka detyrimin të pajisë nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm për transferimin në shkolla të tjera dhe të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me procedurat.

Për më tepër, shkolla duhet të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, në rastet kur ka detyrime të pambyllura. 

Institucionet arsimore vendore do të marrin masa për transferimin e nxënësve, ndërsa dokumentacioni i shkollës do të dorëzohet në arkivat shtetërore sipas procedurave ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë