Kombetarja

Qeveria 200 mln lekë Kombëtares, financim për organizimin e Euro 2024

Gazeta Si – Në vendimit e fundit të Këshillit të Ministrave bie në sy edhe miratimi i një shume prej 200 milionë lekësh nga qeveria për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo shumë i kalon FSHF-së si financim i qeverisë për Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Rama gjatë një takimi me Kombëtaren e futbollit. Gazeta Si, 29 dhjetor 2023

Një shumë e konsiderueshme kjo, që do të përdoret në kuadër të organizimit për Europianin 2024, që zhvillohet në periudhën qershor-korrik të vitit të ardhshëm. FSHF ka zgjedhur tashmë edhe shtëpinë e kuqezinjve në Gjermani, ku ata do të qëndrojnë të paktën për tri ndeshjet e grupit, ku janë shortuar me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi:

Financimin, në masën 200.000.000 (dyqind milionë) lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë