Katar 2022

Qeveria franceze angazhon 14.000 agjentë policie për sigurinë gjatë finales

Gazeta Si – Për finalen e sotme të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës janë marrë masa të shtuara sigurie, por jo vetëm në Katar, ku luhet ndeshja. Masa të forta sigurie janë marrë edhe nga qeveria franceze.

Sipas shtypit francez, është vendosur që të mobilizohen 14.000 agjentë policie për çështjen e sigurisë, në mënyrë që të evitohen problemet e rendit publik gjatë ndeshjes, apo edhe gjatë festimeve të mundshme në rast fitoreje.

Tifoze franceze duke festuar pas nje fitoreje. Gazeta Si, 18 dhjetor 2022

Më parë në Francë ka pasur probleme me sigurinë ditën e ndeshjes me Marokun. Pas përplasjeve mes dy tifozërive në qytete të ndryshme franceze, një 14-vjeçar humbi jetën, pasi u shtyp nga një makinë.

Për t’i paraprirë çdo situate të rrezikshme, autoritetet franceze kanë angazhuar sot një numër të lartë policësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë