Kosova

Qeveria e Kosovës po përgatit një tjetër program ndihmës për ekonominë. Opozita pesimiste

Qeveria e Kosovës ka njoftuar përgatitjen e një programi ekonomik në ndihmë të stabiliteti të vendit dhe rritjes së likuiditetit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë,  Hekruan Murati thasë me rishikimin e buxhetit do të konfirmohet dhe programi për tu dërguar në Kuvend.

“Ne jemi në përgatitje, shumë shpejt do ta keni edhe rishikimin e buxhetit. Ka qenë e pamundur edhe të bëhet pako e rimëkëmbjes ekonomike pa e ditur hapësirën fiskale, është dashur t’i monitorojmë të hyrat, shpenzimet që ta kemi të qartë çfarë hapësire fiskale mund të përdorim për të krijuar këtë pako të rimëkëmbjes. Shumë shpejtë paralelisht do t’i kemi të dyja”.

Kurse, nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza  u shpreh se masat e qeverisë nuk janë të duhurat dhe se ajo nuk e ka marrë seriozisht çështjen e rimëkëmbjes së vendit.

Ai është shprehur se edhe me vaksinimin, Kosova nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike.

“Qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes shihet nga miratimi i vetëm një pako ekonomike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar pako prej 900 milionë euro, ashtu Shqipëria ka miratuar pako prej miliarda lekë dhe Mali i Zi ka miratuar pako prej mbi 1 miliard euro. Deri në rishikimin e buxhetit do të ketë vështirësi për organizatat buxhetore. Mbështetje shtesë prej 40 milionë euro për bizneset që kanë qenë të mbyllura gjatë pandemisë. Të mbështeten sektorët që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit. Gjithashtu, të rimbursohen gjobat e bizneseve që kanë qenë aktive gjatë pandemisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë