Ekonomi

Qeveria e Kosovës, ngatërroi shtetin me ekonominë

Sabina Veizaj-Ilir Hysa, ekonomist i nivelit të lartë dhe prej do kohësh Drejtor i Asociuar pranë Moody’s Corporation gjykon se vendimi i Qeverisë Kosovare për të taksuar produktet serbe dhe boshnjake, si vendim politik është i drejtë sepse Kosova ka nevojë për respekt si shtet. Ndërsa, si vendim ekonomik është i gabuar.

Ilir Hysa , 
Drejtor i Asociuar pranë Moody’s Corporation 

Për të, ky vendimi është edhe politik por edhe ekonomik. Hysa arsyeton se, është politik sepse ai bazohet në bindjen se Kosova trajtohet si partner inferior nga Serbia. Është ekonomik për faktin se ka një argument të njohur tashmë në vendime të tilla. “Thelbi i argumentit është mbrojtja e prodhuesve vendas. Politikat tregtare të kohëve të fundit të Sh.B.A.-ve janë shembulli më i mirë për t’u përmendur. Por duhet thënë se, nëse lemë jashtë aspektin politik, tregtia e lirë është zgjidhja më optimale ekonomike.Palët që tregtojnë gjejnë sektorë ku kanë avantazh krahasues dhe përfitojnë reciprokisht. Në këtë rast, e vetmja gjë që fiton është krenaria kombëtare. Humbësit janë prodhuesit serbë e boshnjakë dhe konsumstorët kosovarë të cilët do të përballen me çmime më të larta.”- shpjegon eksperti shqiptar në Moody’s Corporation.

Megjithatë, thotë Hysa, marrja në mbrojtje e prodhuesve vendas duhet marrë si akt pozitiv. "Vetëm se në total Kosova dhe çdo shtet tjetër do të dëmtohej ekonomikisht nga barrierat tregtare."

Duke vijuar më tej logjikën, ai thotë se “nëse Serbia dhe Bosnja vendosin tarifa të reja për prodhimet shqiptare, kjo do të shndërrohej në një luftë tregtare si ajo e Sh.B.A.-ve me Kinën dhe si rezultat, do të dëmtoheshin prodhuesit shqiptarë dhe konsumatorët serbë e boshnjakë.”

Për Hysën, nëse tarifat për produktet nga Shqipëria vendosen edhe në Serbi dhe Bosnje, dëmi do të ishte kryesisht mbi prodhuesit shqiptarë.

Ai thotë me bindje se palët do tëkuptojnë pas njëfarë kohe se askush (shtetet,  jo segmente prodhuesish e konsumatorësh. Edhetregtia e lirë, edhe barrierat tregtare rezultojnë në grupe fituesish ehumbësish. Ndërsa për shtetet, tregtia e lirë është “the only in-Win outcome”) nuk fiton nga barrierat tregtare dhe domundohen të ulin gjakrat. “Por nuk do të jetë e lehtë të sheshohen gjëra të tilla po të kihet parasysh temperamenti i ballkanasve.”- përfundon mendimin etij eksperti Hysa.

Qeveria e Kosovës, disa ditë më parë ka vendosur të tarifojë produktet serbe dhe boshnjake me 10%.

Në mbledhjen e qeverisë të  së  martë s, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete. Kjo masë vendoset për qumështin dhe produktet e qumështit, uji, biskotat, materialet ndërtimore dhe lëngjet e prodhuara në këto dy shtete.

Ndërkohë që Maja Kocijancic në një përgjigje, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për vendimin e marrë  nga Qeveria e Kosovë s për tarifën e 10 për qindëshit për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Bashkimi Europian, kërkon sqarim urgjent për vendimin e papritur të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksave të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, tha Kocijancic.

Por Qeveria e Kosovës nuk po e merr parasysh kërkesën urgjente të BE-së karshi saj.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë