Kosova

Qeveria e Kosovës miraton lehtësimin e masave ndaj pandemisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot të miratojë propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19. Lajmin e ka bërë të dituar zyra e kryeministrit Avdullah Hoti.

Masat lehtësuese prekin disa sektorë, ndërkohë që zgjatet orari i qarkullimit. “Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë është aprovuar, është vendosur për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Kosovës”, - thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë.

Komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm mund të kryejnë aktivitet ekonomik deri në orën 22:00. Te komunat me me rrezik të lartë, pra komunat që janë zonë e kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë