Nga Gazeta “SI” – Kursimet e shqiptarëve u rritën me 11 miliardë lekë gjatë muajit qershor, krahasuar me majin, me rritje me pothuajse 1% në raport mujor. Në raport vjetor, rritja e kursimeve rezulton 7.5%.
Depozitat totale gjatë qershorit arritën vlerën e 1,239 trilionë lekëve, shuma më e lartë e tyre që kur Banka e Shqipërisë ka nisur raportimin statistikor, (2006). Gjatë majit, rritja e stokut të depozitave u rrit vetëm me 0.02%, nga prilli.
Për të njëjtin muaj, vihet re rritje e konsiderueshme e depozitave në lekë, me 5.6 miliardë lekë më shumë, nga muaji paraardhës.
Ndërkohë, rritja në valutë raportohet më e vogël, me rreth 4%, por përsëri mban pjesën më të madhe të depozitave.
Që nga nisja e vitit 2022, depozitat kanë qenë të luhatura, me rritje dhe rënie në periudha të shkurtra. Stoku i depozitave ra ndjeshëm gjatë shkurtit 2022 dhe më pas nisi një rikuperim të lehtë në raport mujor. Kjo përkon me tensionet në rritje të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe përgjigjet paraprake të tregjeve financiare.
Rekordi paraardhës i depozitave në Shqipëri, ishte ai i janarit 2022, kur shqiptarët kishin 1.234 trilionë lekë të depozituara në banka, për të rinisur rënia një muaj më vonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.