Java e fundit e qershorit ka nisur me diell dhe pritet që i gjithë vendi ynë gjatë këtyre ditëve të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
Duke filluar nga e marta pjesa më e madhe e territorit të vendit do të jetë në praninë e kthjellimeve duke përjashtuar zonat malore në verilindje dhe në juglindje që herë pas here mund të kenë edhe shi.
Temperaturat përgjatë javës së fundit të qershorit do të jenë deri në 34 gradë Celsius.
Sa i përket vlerave termike nga e hëna në të premte nuk do të kemi një luhatje të madhe temperaturash. Minimalja do të regjistrohet në Peshkopi dhe në Pukë me 13-14 gradë dhe maksimalja deri në 34 gradë kryesisht në Elbasan dhe në Gjirokastër dhe shumë zona të Beratit. Sa i përket vijës bregdetare, temperaturat më të larta do regjistrohen në Sarandë dhe në Ksamil.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



