Ushqim

Qepët e Meksikës po përhapin Salmonelën në disa shtete të Amerikës

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po u kërkojnë njerëzve të kontrollojnë qepët pasi një shpërthim i salmonelës infektoi më shumë se 650 njerëz në të gjithë Amerikën.

CDC tha se qepët e kuqe, të bardha dhe të verdha të importuara nga Chihuahua, Meksikë mund të jenë shumë të rrezikshme.

Kompania ProSource Inc. i importoi qepët më 27 gusht por mendohet të ketë akoma nëpër biznese dhe restorante.

Sipas CDC, rastet e lidhura me qepët filluan të shfaqen më 1 shtator, në 37 shtete që nga e Mërkura.

Teksasi, Oklahoma, Virxhinia, Maryland dhe Illinois kishin numrin më të lartë të rasteve të raportuara. Shtetet e tjera që raportuan raste ishin Kalifornia, Oregon, Dakota e Jugut dhe e Veriut, Utah, Kolorado, Nju Meksiko, Nebraska, Kansas, Misuri, Arkansas, Minesota, Ioëa, Ëisconsin, Luiziana, Misisipi, Alabama, Tenesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe e Jugut, Florida, Kentucky, Indiana, Michigan, Ohio, Ëest Virginia, Pennsylvania, Neë Jersey, Connecticut, Massachusetts dhe Nju Jork.

Askush nuk ka vdekur, por 129 persona janë shtruar në spital si pasojë e shpërthimit. CDC tha se hetuesit po punojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

CDC gjithashtu këshilloi bizneset që të kontrollojnë mirë qepët që kanë.

"Nëse nuk e di se nga janë, hidhi ato. Lani dhe dezinfektoni çdo sipërfaqe që mund të ketë rënë në kontakt me këto qepë".

Shumica e njerëzve të infektuar me salmonelë kanë simptoma, duke përfshirë diarre, ethe dhe probleme me stomakun, brenda gjashtë orëve deri në gjashtë ditë pas ekspozimit ndaj baktereve. Sëmundja zakonisht zgjat katër deri në shtatë ditë dhe shumica e njerëzve shërohen pa trajtim. Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, të rriturit 65 vjeç e lart dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët kanë më shumë gjasa të kenë reaksione të rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë