Media Galeri

Qeni superhero që lufton ndotjen e mbeturinave në Kili

Sam, superheroi me katër këmbë, punon për të mbajtur të pastër dhe të gjelbër një park në kryeqytetin e Kilit. Superfuqia e qenit? Mbledhja e mbeturinave si model për vizitorët.

Qeni, i cili bën shëtitje të rregullta në parkun metropolitan të Santiagos me pronarin e tij, është bërë i famshëm duke veshur një pelerinë jeshile dhe duke pastruar vendin.

Qeni Sam.

Gjithçka filloi kur Sam dhe Gonzalo Chiang duhej të ndalonin përsëri dhe përsëri në zonën më të madhe të gjelbër të qytetit për të marrë shishe plastike, maska, kanaçe dhe pako ushqimore.

“Në shëtitjet e Sam filluam të gjenim shumë mbeturina”, tha Chiang në një intervistë. “Nga kjo, lindi nevoja për të ardhur të përgatitur për të hequr mbeturinat që gjetëm në çdo vizitë”.

Vetëm në prill, Sam dhe Gonzalo mblodhën 602 maska, 585 shishe dhe 304 kanaçe, përveç veshjeve dhe mbështjellësve ushqimorë, sipas një numërimi zyrtar.

“Shëtitja është një mundësi e mirë për të pastruar”, tha Chiang.

Zyrtarët e parkut u impresionuan nga Sam, i cili viziton vendin të paktën tre herë në javë dhe vendosi të përdorë imazhin e tij në fushatën e tij të kujdesit për parkun.

Catalina Aravena e ktheu historinë e tij në një film vizatimor “Sam: Superhero i Parquemet”, duke u thënë vizitorëve që të merrnin mbeturinat e tyre me vete ose të përdornin një nga më shumë se 40 pikat e riciklimit në të gjithë parkun.

“Kjo u bë shumë më e famshme sesa pritej”, tha Aravena.

“Lajmi ka arritur në shkolla të ndryshme dhe është përhapur shumë mirë në rrjetet sociale”.

Parku nisi fushata kundër mbeturinave vitin e kaluar duke u kërkuar shitësve të pijeve të kalonin nga gota plastike në gota qelqi dhe filloi klasifikimin e mbeturinave në kosha të veçantë.

Punonjësja e ministrisë së strehimit dhe urbanistikës (Minvu) Catalina Aravena, tregon një film të titulluar “Sam, superheroi i parkut metropolitan”, (Parquemet), krijuar për nder të Sam, i cili kërkon dhe mbledh mbeturina

“Sam dhe Gonzalo na kanë frymëzuar për të përshpejtuar këtë proces  dhe për të strukturuar këtë klasifikim të mbeturinave”, tha Eduardo Villalobos, drejtori i parkut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë