Moti

Qëndroni në shtëpi, jo vetëm për shkak të virusit, por se fillon edhe i ftohti

Të nxehtit të parakohshëm që preku vendin me temperatura shumë të larta deri në 26 gradë celsius po i vjen fundi.

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të ftohta. Nga Europa veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët me reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore, në veri të vendit do të ketë reshje bore.

Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, duke regjistruar 2-11 gradë celsius zona malore, 8-16 gradë celsius në bregdet dhe 8-15 gradë celcius zona e ulët.

Fillimi i javes do të jetë me mot të qëndrueshëm, por mëngjesi do të jetë i ftohtë me temperatura poshtë zeros në zonat malore.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë