Futboll

Qëndrimi i Shqipërisë, Kombëtarja nuk do luajë ndaj Rusisë në Ligën e Kombeve

Gazeta Si - Edhe Shqipëria ngre zërin kundër Rusisë pas sulmit ushtarak të saj ndaj Ukrainës. Vendi ynë, sikurse ka konfirmuar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë nga vendet e tjera anëtarë të BE-së.

Mes këtyre masave është edhe ajo e pezullimit të çdo lloj përballjeje sportive me Rusinë, që do të thotë se Kombëtarja jonë e futbollit nuk do të ndeshet me këtë kundërshtar në Ligën e Kombeve. “Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, - ka thënë ministrja Olta Xhaçka.

Tare gjate ndeshjes Shqiperi-Rusi, 3-1, e luajtur ne Shkoder. Gaqzeta Si, 27 shkurt 2022

Shqipëria dhe Rusia janë shortuar në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve dhe ndeshja e parë ishte programuar për më 2 qershor në Tiranë, kurse e dyta më 13 qershor në Moskë. Këto dy ndeshje kanë rënë poshtë për momentin, por deri në qershor ka shumë kohë dhe situata mund të ndryshojë.

Ditët e fundit janë disa vende që kanë refuzuar të përballen me Rusinë në fazën e ‘play-off’-it për Botërorin e Katarit, duke mbajtur qëndrim pas luftës në Ukrainë. E para ishte Polonia dhe më pas bënë të njëjtën gjë Suedia dhe Çekia, ndërsa Franca është edhe më e ashpër, duke kërkuar përjashtimin e Rusisë nga ky aktivitet. Tashmë edhe Shqipëria refuzon të luajë ndaj Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë