Ka ndodhur

Qëlloi me armë në mbledhjen e PD në Laç, lirohet anëtari i Rithemelimit

Gazeta Si - Gjykata e Kurbinit ka vendosur të lirojë Van Ricën, anëtarin e Rithemelimit, i cili qëlloi me armë Kastriot Markun të dielën në mbrëmje në selinë e PD-së dega Kurbin.

Togat e zeza vendosën jë masë më të butë sigurie, “detyrim paraqitje” deri në fund të hetimeve.

Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike.

Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu.

Një debat gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike në Kurbin çoi në përdorimin e armës pasditen e së hënës.

Shkak u bë një konflikt mes nënkryetarit të PD, Kastriot Marku dhe kandidatit për primare të Kurbinit, Vani Rica.

Shkak për sherrin mes Van Ricës dhe Kasteriot Markut, është bërë kërkesa për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret.

Nga anëtari i PD Van Rica, është kërkuar që të shtohen disa simpatizantë ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kastriot Marku.

Ishte pikërisht 53-vjeçari Rica i cili qëlloi me armë zjarri në korridoret e degës së PD në Laç. Ai u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë