Sociale

Që prej të hënës mos shkoni në kufirin grek pa formularin dhe testin negativ

Merr fund tensioni i qytetarëve për ditën e sotme në të dyja pikat e kalimit kufitar, në Kapshticë dhe në Kakavijë, pasi është arritur marrëveshja mes palës shqiptare dhe asaj greke, që ditën e sotme do të rifillojë puna deri në orën 22:00.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson se duke filluar nga nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota ditore të numrit të qytetarëve që do të kalojnë si dhe kërkesa për formular dhe test negativ të Covid.

“Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, shkruan Xhaçka.

Nga nesër dhe në vijim, nga 300 persona në ditë do kalojnë nga Kapshtica, dhe 750 nga Kakavija. Sakaq detyrim është edhe testi i Covid, i bërë në 72 orët e fundit, nga të gjithë ata që do të kalojnë kufirin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë