Gazeta Si - Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Krimenë këtë të shtunë për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të rajonit në Rusi.
Këtë e tregojnë disa foto të publikuara nga televizionet lokale, siç raporton agjencia e lajmeeve Tass.
Siç njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Putin duhet të marrë pjesë në inaugurimin e një vendi të rëndësishëm historiko-kulturor.






Kjo vizitë, vjen një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër-arresti kundër Putinit, sepse ai është "përgjegjës për krime lufte të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi".
Pas këtij vendimi, zemërimi i Moskës nuk mungoi "Vendimet e GJNP-së nuk kanë asnjë kuptim". Nga ana tjetër, Kievi e cilësoi lajmin si "një vendim historik".
Ndërsa Bideni e konsideron urdhërarrestin "të justifikuar". Sakaq, presidenti kinez Xi Jinping, do të jetë në Moskë të hënën: "Një vizitë për paqen", siguron Pekini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.