Sociale

Punimet te mbikalimi i TEG-ut, devijohet trafiku për një javë

Gazeta Si - Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar rruga nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas, do të devijohet përgjatë një jave, në datat 15 prill deri në 22 prill në fashën kohore 22:00-06:00 të mëngjesit.

Vendimi vjen pasi punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në dalje të Tiranës për në Elbasan janë duke përfunduar.

Sipas ARRSH, për shkak të këtij devijimi, mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut”, ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.

Ndërkohë, mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Mjetet e rënda e të gjata, si trajlerë e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë