Sociale

Punime në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i mjeteve në 29-30 shtator

Gazeta Si - Duke nisur të premten, 29 shtator dhe të shtunën 30 shtator, nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas në Rrugën e Arbrit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ndalimi i qarkullimit të mjeteve do të bëhet në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë