Sociale

Pukë, dalin negativ për Covid-19, të shtatë punonjësit e Urgjencës

Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë kanë rezultuar negativë për koronavirus, pasi u karantinuan më parë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e shëndetit publik në Pukë ditën e dielë dhe bëhet e ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga Bashkia e Pukës.

“Mirëmëngjes me këtë lajm fantastik. Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ. Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Pukës.

Në Pukë ka një person që është prekur nga koronavirus. Ai kishte qenë sëmurë dhe ishte vizituar pranë Urgjencës së këtij qyteti, më pas ishte vizituar në spitalin e Shkodrës. Vetëm pas bërjes së skanerit kishte rezultuar i prekur me Koronavirus, pasi analizat me tampon e nxorën negativ. Më pas u vetizoluan edhe mjekët e repartit të Shkodrës që patën kontakt me pacientin. Ndaj 10 mjekeve dhe infermiereve që kishin kontakte me qytetarin nga Puka u kryen testet me tampon dhe përgjigjja e tyre fatmirësisht është negative. Pra, asnjë pjesëtar i personelit te spitalit nuk është i infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë