Kombetarja

Publiku voton për Kristjan Asllanin, UEFA shpall golin e tij më të bukurin

Gazeta Si – Për herë të dytë radhazi në eliminatoret e fundit golat e kuqezinjve përzgjidhen nga publiku si më të bukurit në faqen e UEFA-s. Me 4 golave që ishin në votim, Asllani ka marrë më shumë vota, duke lënë pas Saka të Anglisë, Arda Guler të Turqisë dhe Salai të Hungarisë.

Vetëm pak ditë më parë ishte goli i Jasir Asanit ndaj Moldavisë ai që u votua më shumë. Tani është radha e Asllanit, që me atë të majtë brilante nga jashtë zonës, në pozicion ballor, riktheu Shqipërinë në avantazh në Ishujt Faroe.

Në këto dy ndeshje kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo kanë marrë 6 pikë të plota, si dhe kanë rrëmbyer skenën me mënyrën e ekzekutimit të golave. Shpresojmë që ata të vazhdojnë kështu edhe në eliminatoret e shtatorit ndaj Çekisë dhe Polonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë