Futboll

Publikohen formacionet, Abraham i vetëm në sulmin e Romës

Gazeta Si - Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të Romës dhe Fejnordit për finalen që nis pas pak në “Air Albania”. Asnjë surprizë si nga Mourinjo, ashtu edhe Slot.

Tuneli qe çon skuadrat ne tapetin e "Air Albania". Gazeta Si, 25 maj 2022

Marash Kumbulla, ashtu siç pritej, e nis nga stoli këtë finale në shtëpinë e tij. Roma luan me Smolling, Ibanjez dhe Mançini në mbrojtje. Karsdrop dhe Zalevski do të mbështesin në krahë si mbrojtjen, ashtu edhe sulmin.

Eksperienca e Mkitarian pritet ta ndihmojë Romën në këtë ndeshje. Abraham do të jetë në majë të sulmit i vetëm, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Zaniolo dhe Pelegrini.

Në formacionet zyrtare të publikuara në faqen e UEAF-s bie në sy fakti se Fejnordi luan me të njëjtin formacion, që ka përballuar ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës.

Sinistera, Desers dhe Nelsen janë treshja që do të udhëheqë holandezët në këtë ndeshje, ku në lojë është trofeu i parë i Ligës së Konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë