Futboll

PSG i provon të gjitha për rinovimin me Mbape, i ofron edhe shiritin e kapitenit

Gazeta Si - PSG po i provon të gjitha mënyrat për të mbajtur në skuadër yllin e saj, Kilian Mbape, i cili deri tani nuk ka pranuar të rinovojë, duke lënë të kuptohet se do të transferohet te Real Madrid në verë.

Lëvizja e fundit e klubit francez për ta bindur sulmuesin të qëndrojë është gradimi i tij kapiten i skuadrës. Në ndeshjen ndaj Klermont mungon kapiteni Markuinjos dhe shiriti duhet të kalojë në krahun e Mbape. Një strategji kjo për të favorizuar rinovimin e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë për të qëndruar në Paris.

Kilian Mbape. Gazeta Si, 9 prill 2022

Megjithatë, pak gjasa ka që Mbape të ndërrojë mendje. Në Spanjë janë të bindur se Reali do ta prezantojë atë si lojtarin e tij të ri në muajin maj. Presidenti Perez është i vendosur për afrimin e këtij futbollisti, po ashtu edhe vetë Mbape ka dëshirë të veshë fanellën e bardhë të madrilenëve, ndaj dhe e ka refuzuar disa herë ofertën e rinovimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë