Ekonomi

Pse të pasurit janë gjithmonë me nxitim?

Të bësh më shumë para a e kursen kohën tënde? Apo do të të bëjë të ndjehesh më shumë në vrap? Kam qenë duke e ponderuar këtë pyetje sepse një mik më sfidoi të kuptoja nëse të ardhurat e varfra dhe koha e varfër ecin paralel me njëra-tjetrën.

Gjenden në botë njerëz materialisht të varfër, dhe njerëz që nuk kanë kohë, të cilët manovrojnë për të kryer disa punë njëherësh që nga puna e përditshme, kujdesi për fëmijët dhe kalojnë kohë të vyer duke përshkuar distanca të gjata nga njëri destinacion në tjetrin. Ka njerëz të varfër materialisht dhe që janë të pasur në kohë — pensionistët ose ata që kërkojnë një punë për të mbushur ditën. Por mesatarisht, njerëzit e pasur janë më të zënë në kohë apo më të lirë në kohë se ata që kanë më pak para?

logo hippo

Në një kuptim, tabloja është e qartë: nëse njerëzit me të ardhura të larta janë ose jo të zënë, vetë ata mendojnë se janë. Në një libër që do të dalë së shpejti, “Duke shpenzuar kohën”, ekonomisti Daniel Hamermesh hedh vështirmin tek “stresi i kohës”, që është matur duke pyetur njerëzit nëse ata zakonisht ndjehen “në vrap” ose “nën presion të kohës”.
Prindërit e rinj, veçanërisht nënat e reja, ankohen shpesh për stresin e kohës. Kështu janë edhe njerëzit që punojnë me orë të zgjatura —nuk është ndonjë surprizë kjo. Por çfarë ndodh me të ardhurat? Prof Hamermesh zbulon që “njerëzit që ishin gjithmonë ose shpesh të stresuar , kishin të ardhurat më të larta . . .të ardhurat ishin më të ultat mes njerëzve që nuk stresoheshin kurrë”. Paratë ecin paralel me kuptimin që nuk ka orë mjaftueshëm në ditë për të punuar.

Kjo nuk është thjesht dhe vetëm për asyen e dukshme që njerëzit me të ardhura të larta kalojnë më shumë kohë duke bërë punën për të cilën paguhen, megjithatë mesatarisht kjo ndodh. (Ata gjithashtu flenë më pak dhe shohin më pak televizor.)

Nga njerëzit që punojnë të njëjtat orë, të ardhurat më të larta për orë lidhen me ndjenjën e tyre për të kaluar kohën. Madje edhe njerëzit që nuk bëjnë ndonjë punë të paguar fare ndjehen më të nxituar nëse kanë më shumë para.

Thënë këtë, ç’u tha më sipër nuk ka kuptim: sigurisht, për çdo punë të kryer, paraja është më shumë një kursim kohe, se sa një humbje kohe ? Logjikisht, po. Psikologjikisht, jo. Ngjet sikur njerëzit me më shumë para gjejnë më shumë gjëra për të bërë gjatë kohës që kanë në dispozicion, dhe në këtë mënyrë ndjejnë më shumë presionin e kohës.

Për shembull, dikush që ka para për të shpenzuar , mund të rezervojë netë në teatër, tavolina në restorante që janë trend i kohës dhe të regjistrohen në kurse të ndryshme. Mer më pak cash, alternativa më të lira si të shohësh TV ose të lexosh një libër duken më praktike. Një ditar për përdorimin e kohës mund të përfshijë gjithë aktivitetet si “kohë e lirë”, por të shtriqesh në divanin e shtëpisë me një libër, nuk është vetëm më lirë se sa të shkosh në teatër, por do të thotë më pak stres kohe.

Nuk po them që duhet të derdhim lotë për milionerët që ndihen sikur nuk kanë mjaftueshëm orë në dispozicion për të shpenzuar paratë e tyre. Por ndoshta ne nuk duhet të surprizohemi që ndjenja të tilla janë të zakonshme mes më të pasurve.

Një perspektivë tjetër vjen prej krahasimit të nivelit të edukimit se si njerëzit shpenzojnë kohën e tyre gjatë javës, siç kanë bërë ekonomistët ekonomistët Orazio Attanasio, Erik Hurst dhe Luigi Pistaferri.

Njerëzit me më shumë arsimim se 12 vite, thuhet se tentojnë të jenë më të pasur. Por a përpiqen ata të jenë më të zënë në kohë? Ngjet se po. Ne kemi anketime për vitet 1985 dhe 2005, dhe ato tregojnë se njerëzit më pak të arsimuar kanë më shumë kohë të lirë se sa ata që janë më shumë të arsimuar. (Ata gjithashtu kanë patur më shumë kohë të lirë në 2005-ën se sa në 1980-ën.) Në kontrast, grupi më i mirëarsimuar — që kishte më pak kohë të lirë në 1980-ën — ka nisur të jetë më i zënë më pas.

Por ka një dimension gjinor këtu gjithashtu. Si në vitet '80-të dhe në 2000-jtat, njerëzit me më pak kohë të lirë ishin gratë e mirëshkolluara, ndërsa ata që nuk kishin me se ta vrisnin kohën, ishin meshkuj më pak të arsimuar.

Hendeku mes këtyre dy grupeve është zgjeruar. Ndërsa meshkujt e mirëedukuar kanë fituar 2.5 orë kohe të lirë në javë (për 39 orë në total), femrat më të mirëarsimuara kanë humbur dy orë në javë (duke i shpënë në 30 orë). Femrat e ndjejnë më shumë stresin e kohës se sa meshkujt, edhe për shumë faktorë të tjerë.

Gjithë këto gjetje, sigurisht, fshehin lidhje të ndryshme. 2.5 orët e kohës së lirë në javë të fituara që meshkujt më pak të arsimuar kanë fituar tingëllon e kënaqshme. Por përpos kësaj gjetjeje është një minoritet në rritje me 60, 80 ose 100 orë në javë “kohë të lirë” — më mirë ti përshkruajmë si të papunë. Gjithashtu kërkimet sugjerojnë se disa meshkuj të rinj nuk pyesin për papunësinë, duke marrë parasysh që lojërat në kompjuter janë aq fantastike, shumë njerëz i urrejnë ato.

Ndërsa shumë njerëz sforcohen të përfundojnë punëra të ndryshme gjatë ditës, mbi të gjitha faktet tregojnë që të pasurit janë të varfër në kohë dhe të varfrit janë të pasur në kohë.
A është kjo ndonjë kompensim për pabarazitë e tjera të jetës? Me shumë mundësi jo — megjithatë kjo varet nga sa e shijon ti kohën e lirë dhe nëse të kënaq puna që bën. Studime të hershme tregojnë që njerëzit që punojnë shumë, shumë syresh prej tyre e duan fleksibilitetin, por shumë të tjerë e urrejnë pasigurinë ose duan më shumë punë.

Studimet mbi lumturinë tregojnë që njerëzit, mesatarisht tentojnë të preferojnë kohën e lirë në krahasim me punën. Nga ana tjetër, kjo tregon gjithashtu që të jesh i papunë është krejtësisht mjerane. Prof Hamermesh shkruan, “Unë do të isha shumë i lumtur për të vënë bast që shumica e njerëzve do të zgjidhnin kohën e varfër se sa të ardhurat e varfra”. Është e rëndë për tu mospajtuar.

*Tim Harford/Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë