Politike

‘Pse Olsi Rama përdorte të njëjtën makinë si anëtarët laboratorit të Xibrakës?’… Bardhi kërkesë për interpelancë me Ramën

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për disa denoncime të tij që lidhen me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama.  

“Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeministri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 çështje:

1- A ka pasur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, çfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ” janë tre pyetjet publikë të Bardhit për Edi Ramën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë