Ekonomi

Pse ka rëndësi për tregjet kreu i ri i Bankës Qendrore Europiane?

Kush do të zërë vendin e Mario Draghi? Francezët Villeroy a Coeuré? Gjermanët Weidmann apo Buch? Finlandeët Liikanen a Rehn? Drejtimi i ri i Bankës Qendrore Europiane prej nëntorit të ardhshëm, është një prej çështjeve më prezente dhe të rënda që rëndojnë në tregje në këtë moment.

Ngadalësimi i ekonomisë europiane, që ndodhi më përpara se ç’parashikohej e më e keqë se ç’pritej, e rreziqet në rritje më të çekuilibruar drejt fundit po e përqendrojnë vëmendjen e tregjeve gjithnjë e më shumë në lëvizjet e ardhshme të Bankës Qendrore Europiane: kush do të zërë vendin e Mario Draghi nën drejtimin e BQE-së më 1 nëntor të 2019 që do të vendosë peshën dhe autoritetin e tij në përdorimin e mjeteve në dispozicion në kutinë e instrumenteve monetare të politikës monetare konvencionale dhe jokonvencionale në Eurozonë.
Presidenti i ri i Bankës Qendrore Europiane, që sipas dëshirës së tregjeve, duhet të ketë një qëndrim të tillë që të jetë bindës, në rast se në të ardhmen do të duhej një tjetër "Whatever it takes".

Një skifter apo një pëllumb?

Cilado qoftë zgjedhja mes kandidatëve ose kandidateve të mundshme, presidenti i ri i BQE-së do të perceptohet dhe vlerësohet prej tregjeve në terma të skifterit ose pëllumbit krahasuar me Draghin, prandaj me një ndikim të drejtpërdrejtë në instrumentet që mund të përdoren në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të rritjes ekonomike: nga rihapja e blerjeve të QE në linja të reja të kredisë për bankat, të përfundojë me një aplikim të ndryshëm të normave negative.

Në këtë kuadër, Legal&General IM (Investment Management), që pozicionohet në vendin e '11-të në klasifikimin e asset manager në botë dhe më të mëdhenjve në Europë për asset under management, ka përgatitur një listë propabiliteti.

Ekonomisti i lartë europian, Hetal Mehta, sheh si kandidat favorit guvernatorin e Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau (një shuplakë për Bundesbank, pas prezidencës së Jean-Claude Trichet duke qenë në letër turni i një gjermani, dhe Finn Rehn, një fytyrë shumë e njohur në Europë. Jens Weidmann, presidenti aktual i Buba, nuk ka probabilitet shumë të lartë sepse ai votoi kundër të gjitha masave kundër krizës të propozuara dhe të miratuara nga bordi i drejtorëve të udhëhequr nga Mario Draghi.

Një presidente grua?

E vetmja grua që ka avantazh ndër kandidaturat rezulton Claudia Buch, numri dy i Bundesbank e - ndoshta – më pak skiftere se Jens Ëeidmann. Por në koridorret ku bëhen thashetheme për sektorin qarkullon edhe emri i Christine Lagarde, që do tia linte drejtimin e FMN-së Mario Draghit: asaj mund ti jetë ofruar si altrenativë ndaj BQE-së një detyrë si komisioneve e BE-së.

*QE- Quantitative easing - Lirimi sasior, i njohur edhe si blerje të aseteve në shkallë të gjerë, është një politikë monetare, në të cilën një bankë qendrore blen shuma të paracaktuara të obligacioneve qeveritare ose aseteve të tjera financiare me qëllim që të injektojnë paratë direkt në ekonomi.

Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë